“Arti dhe Riciklimi” përfshinë të rinjtë e Tiranës

September 21, 2014 16:12

Në sallën e mbledhjevaere të Institucionit te Prefektit të Qarkut Tiranë, u realizuan sesionet e trajnimit “Arti dhe Riciklimi”, me 24 të rinj nga Tirana. Sesionet e Trajnimit kishin për qëllim ngritjen e kapaciteteve krijuese të të rinjve, për artin pamor nëpërmjet materialeve të riciklueshme.

Për dy ditë rresht të rinjtë, nëpërmejt edukimit formal dhe joformal, zhvilluan kapacitetet e tyre në njohuritë bazë të artit pamor, llojet e materileve të riciklueshme dhe ndërtimi i veprave të artit me materiale të riciklueshme. Sesionet përfunduan me skicimin e projekt ideve të veprave të artit pamor me materile të riciklueshme nga secili prej 24 të rinjve pjesmarrës në këtë aktivitet.

Gjatë javës në vazhdim do të publikohen në faqen në facebook “Arti nëpërmjet Riciklimit” (https://www.facebook.com/pages/Arti-nëpërmjet-Riciklimit/912039735478158?ref=hl) projekt idetë e të rinjve së bashku me skicat, ku nëpërmjet votimeve në në këtë faqe do të përzgjidhet edhe ideja e veprës artistike me materiale të riciklueshme, që do të ndërtohet nga ekspertët dhe të rinjtë pjesmarrës në këtë aktivitet, për një nga zonat urbane të rajonit të Tiranës.

Këto trajnime u realizuan ne kuader te projektit “Arti nëpërmjet Riciklimit” nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) me mbështetjen e Ministrisë Kulturës, Institucionit te Prefektit të Qarkut Tiranë dhe biznese të riciklimit në Shqipëri.

September 21, 2014 16:12

donatorët / partnerët