Thirrje për Pjesmarrje, “Arti nëpërmjet Riciklimit”

August 10, 2014 13:55

Nga 1 Gushti deri në 1 Dhjetor 2014, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) me mbështetjen e Ministrisë Kulturës, Prefekturës Tiranë dhe Biznesve të Riciklimit në Shqipëri, do të realizojë projektin “Arti nepermjet Riciklimit” në rajonin e Tiranës. Projekti “Arti nëpërmjet Riciklimit” ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve krijuese tek të rinjtë e qarkut të Tiranës për artin pamor nëpërmjet riciklimit. Projekti do të asistohet nga profesorë dhe ekspertë të njohur në fushën e artit dhe mjedisit.

Në kuadër të kësaj nisme ftohen të rinjtë të aplikojnë për:

  • përfshirjen në shkollën verore “Arti nëpërmjet Riciklimit”
  • skicimin e projekt ideve të veprave të artit pamor me materile të riciklueshme
  • ndërtimin e veprës artistike për rajonin e Tiranës

Kërkesat për aplikuesit:

  • Të jenë të moshës 18-30 vjeç
  • Të kenë njohuri në fushat artit apo mjedisit
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe të jenë të aftë të punojnë në grup
  • Të kenë njohuri të mira kompiuterike
  • Të kenë njohuri të gjuhës Angleze

Të rinjtë e intersuar duhet të paraqesin: CV, letër motivimi dhe një projekt ide për ndërtimin e veprës së artit me materiale të riciklueshme me anën e adresës emailit: [email protected]

Vetem kandidatet që do të jenë përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë. Numri i të rinjve pjesmarrës është 24 persona.

Afati i fundit i aplikimit është data 27 Gusht 2014, ora 1700.

August 10, 2014 13:55

donatorët / partnerët