Nga viti 2006, mbi 501 koncensione për hidrocentralet, ambientalistët i kërkojnë qeverisë moratoriumin 3 vjeçar

October 7, 2015 13:38

Shoqeria civile mjedisore i kërkon Qeverisë Shqipetare moratoriumin 3 vjeçar për ndërtimin e veprave energjitike në lumenjt.

Me firmosjen e ligjit të koncesioneve në 18 dhjetor 2006, Qeveritë Shqiptare kanë dhënë koncesione për ndërtimin e më shumë se 501 hidrocentraleve të vegjël. Kërkesa e lartë për energji në të ardhmen dhe plotësimi i nevojave të popullsisë me energji duke përdorur burimet alternative të energjisë siç është dhe zhvillimi i sektorit hidroenergjetik, është më se logjike. Shfrytëzimi pa kriter dhe humbjet në rrjet kanë bërë që situata e furnizimit me energji elektrike në Shqipëri të jetë tejet problematike. Qeveria Shqipëtare ka akumuluar nje borxh të madh ekonomik në sektorin e energjisë dhe tashmë ka ardhur koha e një reforme rrënjësore për këtë sektor shumë të rëndësishëm.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga Hec-et në vendin tonë. Kjo është edhe arsyeja se pse basenet ujore shihen si prioritet kombëtar, si pasuria më e
madhe natyrore që kemi. Por pavaresisht kësaj, Qeveria Shqipëtare nuk ka nje master plan për ujin i cili do të përcakojë, ashtu si në planifikimin e territorit, kush është pjesa ku nuk lejohet të ndërtohen HEC-eve dhe ku mund të ndërtohen.

Në këto përpjekje u mbajt sot konferenca kombëtare “Ndikimi mjedisor i HEC-eve të vegjël në rrjedhën ujore” nga një grup organizatash të shoqërisë civile mjedisore. Ato prezantuan për herë të parë studimin “Alternativa mjedisore për HEC-et e vegjël në Shqipëri”, duke i dhënë përgjigje pyetjeve të opinionit publik për energjia/ekonomia kundër mjedisit apo e kundërta. Ky studim alternativ i sjell nga shoqëria civile mjedisore në Shqipëri, hulumton procesin e zhvillimit të shpejtë të sektorit të energjisë hidrike në të gjithë vendin, kundrejt ndikimit të vërejtur në mjedis dhe atij të pritshëm.

Në realitet, impakti i ndërtimit të HEC-eve të vegjël ka krijuar kosto ekonomike dhe sociale për komunitet lokale siç është mungesa e ujit për konsumet baze, duke prekur në mënyrë të drejpërdrejt sektorin e bujqesise dhe turizimit. Në kontekstin mjedisor, impakti deri tani është ai i peisazhit estetik dhe akoma mungon një vlerësim për impaktin e humbjes së biodiveristetit, larmishmëisë biologjike etj.

Si rrjedhojë e 15 gjetjeve të evidentuara nga ekspertët e shoqërisë civile në këtë studim kombëtar, organizatat e shoqërisë civile mjedisore i adresojnë Qeversië Shqipëtare propozimet:

  • Pezullimin e procesit të licencimit të HEC-eve të tjera në vend, në formën e një moratoriumi me një afat fillestar 3-vjeçar.
  • Rishikimin e gjithë praktikës së licencimit të HEC-eve ekzistuese duke përfshirë ato që kanë nisur ndërtimin dhe atyre që akoma s’kanë nisur nga ndërtimi me qëllim disiplinimin e tyre dhe/ose anullimin e atyre që janë në shkelje flagrante me legjislacionin vendas mjedisor.
  • Hartimin e një Politike Kombëtare të qartë dhe transparente që përfshin përgatitjen e: i) Master Planit Kombëtar për gjithë lumenjtë në vend dhe kapacitetin e tyre hidroenergjetik duke përcaktuar ku lejohet të ndërtohet dhe ku jo: ii) hartimin e Planeve të Menaxhimit të baseneve lumore; iii) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për çdo plan menaxhimi të baseneve.

Pritet tashmë reagimi i Qeverisë Shqipëtare dhe të gjitha insitucioneve të varësisë në lidhje me këtë propozim të shoqërisë civile mjedisore, me besimin që problematika e HEC-eve do të shkojë drejt rejtimit të duhur për zhvillimin e qëndrueshëmn të Shqipërisë.12087524_10207500747698980_505194308_n

October 7, 2015 13:38

donatorët / partnerët