Edukimi për krimin mjedisor prek komisariatet e policisë së Tiranës

December 5, 2014 09:59

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (Qendra EPER) realizoi sesionet e trajnimit me 48 punonjës të policisë së 6 komisariateve të Tiranës në kuadër të projektit “Larg krimit mjedisor me besimin tek policia e shtetit”, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet programit Policimi në Komunitet.

Sesionet e trajnimeve po 2synonin ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në drejtim të identifikimit, parandalimit dhe trajtimin e krimit mjedisor. Këto aktivitete përfshinë por nuk u kufizuan në: edukimin mjedisor dhe mbrojtjen e mjedisit; kuadrin ligjor e rregullator mbi mjedisin; veprat penale mjedisore të parashikuara në kodin penal të Republikës së Shqipërisë; praktikat e punës nga policia në bashkëpunim me komunitetin dhe vështirësitë përkatëse (policimi në komunitet për çështjet mjedisore). Gjatë trajnimit u konsideruan gjetjet dhe rekomandimet që përmiresojnë punën e Policisë
së Shtetit Shqiptar në lidhje me policimin në komunitet duke ju referuar buletinit “Policia, Rendi, Siguria dhe marrëdhëniet me komunitetin” të realizuar në prill 2014.

Në trajnim morrën pjesë punonjës të policës të gradave e funksioneve të ndryshme si: oficerë të policisë gjyqësore, të sektorit të anti-krimit, përgjegjegjësit e policisë të zonave të ndryshme të kryeqytetit, si edhe punonjës policie për informacionin dhe komunikimikimin me publikun.

Një pjesë e pjesëmarrësve kishin përvojë të drejtëpërdrejtë me krimet mjedisore si: derdhja e mbeturinave inertenë lumin e Tiranës, vend-depozitimi i Sharrës, ndotja nga zhurmat, prerja e pyejeve në parkun e Dajtit apo operacionet e zhvilluara për bllokimin e pikave të prodhimit të gëlqeres, duke ndarë edhe përvojën e tyre me të pranishmit.

Nga analiza e statistikave të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, rezulton se ka një  shkallë të ulët të procedimit e ndjekjes të shumicës së veprave penale mjedisore e veprave të tjera të lidhura me to. Në këtë mënyrë zhvillimi i sesioneve të trajnimit me punonjës të policisë së shtetit ishte një domosdoshmëri për të rritur kapacitetet e tyre në këtë drejtim, ndërgjegjësimin për rëndësinë e dëmeve mjedisore si dhe metodat e policimit të komunitet si një mjet nxitës për realizimin e praktikave më të mira për ndërhyrjen e policisë së shtetit për parandalimin, zbulimin e ndjekjen e këtyre veprave penale.

Është e domosdoshme që trajnime të tjera më të detajuara të zhvillohen në të ardhmen, duke pasur parasysh faktin se policia është mjeti i fundit e ndoshta më i rëndësishmi i shtetit për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të mjedisit.

December 5, 2014 09:59

donatorët / partnerët