Qendra EPER i bashkohet fushatës “Ta pastrojmë Shqipërinë”
Në 20 Nëntor 2015, vullnetarët dhe stafi i Qendres EPER ju bashkuanë fushatës “Ta pastrojmë Shqipërinë” iniciuar nga Green Line Albania, ku u përfshijnë në pastrimin e zonës së Njësisisë Bashkiake Nr. 7 në Tiranë.
Gjatë këtij aksioni 4 orësh, Qendra EPER e mbështetur edhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Arben Broci” pastruan këtë njësi, duke mbledhur rreth 2 ton mbeturina në më shumë se 100 thasë.
Këtij aksioni iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, i cili në fjalën e rastit të mbajtur, bëri thirrje për nevojën që ka Tirana për mbajtjen pastër nga mbetjet dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të aksioneve vullnetare nga ana e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, si e vetmja rrugë për një qyetet të pastër.
Drejtori i Qendrës EPER, z. Elvis Çela u shpreh se qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin qytetar për mbajtjen pastër të qytetit. E ardhmja jonë është në rrezik në mënyrën si sillemi me mjedisin ku jetojmë. Qytetarët duhet të rrisin ndjeshmërinë, të mos e ndotin mjedisin dhe të kujdesen çdo ditë për të.
Në fund të aksionit, vullnetarët vendosën pranë kontenierëve publik thasët e zinj me mbeturina.