Shpallen fituesit e konkursit gazetaresk “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”

January 29, 2016 18:20

Ditën e premte, më 29 Janar 2016, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (Qendra EPER) dhe Unioni Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH) shpallën fituesit e konkursit gazetaresk “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”.

Fituesit e konkurgazetaretsit gazetaresk u shpallen gazetaret:

Znj. Ola Mitre – Gazeta Shqiptare me artikullin “12 vite që mbledh kanoçe, nuk kam lekë për kontroll te mjeku”

Znj. Shpresa Mezini – Gazeta Shqip me artikullin “Landfilli i Sharrës, qyteti i heshtur i “vdekjes”, ku punojnë mbi 50 fëmijë romë”

Konkursi “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve” ka qenë i hapur në vitin 2015, për gazetar të medias së shkruar në vend, të cilët në bashkpunim me organizata të shoqërisë civile kanë konkuruar me artikujt e tyre gazetaresk në fushën “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”. Gjatë 2015, gazetar dhe organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur histori njerëzore që sjellin problematikat e punës në sektorin e riciklimit në masmedia dhe platformën elektronike “Riciklimi.al”. Me një gjuhë të spikatur dhe realiste, duke përdorur burime të besueshme, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile kanë sjell për publikun problematikat e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës, por jo vetëm.

Komisioni posaçëm i ngritur nga Qendra EPER dhe UGSH përzgjodhi dy gazetaret fituese. Ndarja e çmimeve u realizua në një ceremoni të posaçme të organizuar nga Qendra EPER për këtë konkurs.

Konkursi “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve” ishte pjesë e fushatës advokuese mediatike “Kolektorët Individual në Qytetin Tim” që Qendra EPER dhe Union i Gazetarëve të Shqipërisë ka realizuar gjatë vitit 2015, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS).

January 29, 2016 18:20

donatorët / partnerët