Mbahet takimi lokal “Menaxhimi i mbetjeve urbane ne fokus te medias”

February 1, 2016 12:56

Qendra Mjedisore pëfoto_sr Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (Qendra EPER) dhe Union i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH) mbajti në 29 Janar 2016, në mjediset e Bibliotekës së Studimeve Gjinore dhe për Familjen, takimin lokal “Menaxhimi i mbetjeve urbane ne fokus te medias”. Takimi kishte për qëllim të paraqiste gjendjen e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës, fokusuar veçanërisht tek mënyrat e pasqyrimit të sektorit të mbetjeve në masmedian Shqipëtare.

Takimi beri bashke mbi 20 përfaqsues të organizatave mjedisore, gazetar dhe aktivistë të qytetit të Tiranës, të cilët paraqitën raste suksesi, dështimet, vështirsit dhe sfidat që ndeshin gjatë bashkpunimit të tyre për realizimin e prodhimeve mediatike për sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Shpesh gjendemi përball lajmeve, investigimeve, repotazheve apo prodhimeve të tjera mediatike për mbetjet urbane, që janë të deformuara, larg realitetit të gjendjes së këtij sektori dhe aspak në interes të publikut. Kjo për arsye që lidhen me kuptueshmërinë e temës se mbetjeve, gjetjen e burimeve të lajmit të mjaftueshëm në sektor apo profesionalizmin e aktorëve për të prodhuar një produkt mediatik me ndikim në përmirësimin e sektorit të menaxhimit të mbetjeve të qytetit apo publikun.

Takimi ishte një mundësi e mirë që aktorët të zhvillonin edhe më tej informacionin dhe bashkpunimin e tyre për realizimin e prodhimeve mediatike në sektorin e menaxhimit të mbetjeve

Takimi Lokal “Menaxhimi i mbetjeve urbane në fokus të medias” u realizua në kuadër të projektit “Kolektorët Individual në Qytetin Tim”, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS).

February 1, 2016 12:56

donatorët / partnerët