Ndërtohen 4 praktikat e kompostimit të mbetjeve në Bashkinë Prrenjas

September 21, 2018 12:11

Ndërtohen 4 praktikat e kompostimit të mbetjeve në Bashkinë Prrenjas

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe Bashkia Prrenjas ndërtuan 4 praktika kompostimi me femerët e Njësisë Administrative Rrajcë dhe Njësisë Administrative Qukës të Bashkisë Prrenjas. U pëdoren praktika të mira për ndërtimin e kompostos, duke u fokusuar veçanërisht në përzgjedhjen e vendit, grumullimin e mbetjeve organike dhe materialet e punës së nevojshme për ndërtimimin e kompostit.

Gjithashtu për 3 muaj ekspertët e EPER Center monitoruan / keshilluan 4 fermerët për ndërtimin e paraktikave ë kompostimit , me qëllim prodhimin e kompostos së dëshiruar/të tregëtueshme nga ana e tyre. Matja e temperaturës së kompostit, shpërndarja dhe kthimi i pirgut, ujitja e pirgut të kompostimit, mbulimi i pirgut/koshit të kompostimit me materiale të thata, janë disa nga treguesit që ekspertët monitoruan/këshilluan femerët.

Ralizimi i marrëveshjeve të shit-blerjes së kompostit midis 4 fermerëve që realizuan praktika kompostimi dhe bizneseve te bimeve medicinale të kultivuara që operojnë në Bashkinë Prrenjas ishte një tjetër aktivitet që u realizua nga EPER Center.

Ndërtimi i 4 praktikave të kompostimit në Bashkinë Prrenjas u realizua në kuadër të programit SENiOR-II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC Shqipëri) dhe financuar nga Qeveria Suedeze.

_MG_4525

September 21, 2018 12:11
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët