Thirrje për Ekspertë

February 26, 2019 15:00

KONTRIBUTI I ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË RICIKLIMIN E MBETJEVE

në kuadër të projektit

“Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom”, implementuar nga ANTTARC në bashkëpunim me AFCR dhe Unionin Amaro-Drom. Projekti financohet nga Bashkimi Europian.

QËLLIMI I THIRRJES

Synimi i përgjithshëm i thirrjes për ekspertë është dhënia e ekspertizës në fushën mjedisore dhe sociale me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom dhe egjiptian që punon me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë.

Aplikuesit duhet të paraqesin kërkesën sipas çështjeve të mëposhtme:

  • Ekspertizë në fushën mjedisore, fokusuar në sektorin e menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Vlorë;
  • Ekspertizë në fushën sociale, fokusuar në punësimin formal të kolektorëve rom / egjiptian që punojnë me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë.

QËLLIMET E EKSPRTIZËS

Qëllimi i përgjithshëm është sipas specifikimeve të mëposhtme:

  • për të hartuar pyetesor për nivel të ndryshëm aktorësh në sektorin e riciklimit të mbetjeve në Bashkinë Vlorë;
  • për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e kolektorëve individual rom/egjiptian që punojnë me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë;
  • për të realizuar advokimin mbi integrimin në punësimin formal të kolektorëve individual rom/egjiptian në Bashkinë Vlorë nëpërmjet marrëveshjeve kontraktuale me biznesin e riciklimit, dokumentave të politikave dhe fushatës në nivel lokal.

DATA DHE VENDI

Projekti “Kontributi i Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” do të zbatohet në Bashkinë Vlorë nga Shkurt 2019 deri në Korrik 2019.

PROFILI I KËRKUAR I EKSPERTËVE

EPER Center po kërkon ekspertë me përvojë të cilët së bashku do të realizojnë projektin “Kontributi i Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” në Bashkinë Vlorë.

Ekspertët pritet të kenë:

  • Formim akademik në shkencat e mjedisit, shkencat sociale apo fusha të ngjashme me to;
  • Shkathtësi shumë të mira në gjuhën shqipe / angleze: aftësia për të drejtuar trajnime / seminare dhe hartimi i materialeve të shkruara (kontrata, dokumenta politikash, pyetësor, raporte, etj) në gjuhën shqipe / angleze;
  • Përvojë thelbësore për të punuar si ekspertë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe / ose punësimin formal të komunitet rom / egjiptian.
  • Njohuri dhe përvojë si ekspertë në fushat relevante me këtë projekt – fushat mjedisore, sociale, ekonomike, shëndetësore, kërkim dhe advokim, qeverisjen e mirë, komunitet vunerabël, etj;.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Office.

NUMRI I EKSPERTËVE

Për këtë qëllim EPER Center do të kontraktojë 2 (dy) ekspertë.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Thirrje për Ekspertë, ju lutemi kontaktoni ne adresen e email: [email protected].

Për më shumë informacione mbi këtë thirrje, klikoni në dokumentin: Thirrje_për_ekspertë_EPER_Center

February 26, 2019 15:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët