Thirrje për Intervistues

February 26, 2019 15:00

KONTRIBUTI I ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE NË RICIKLIMIN E MBETJEVE

në kuadër të projektit

“Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom”, implementuar nga ANTTARC në bashkëpunim me AFCR dhe Unionin Amaro-Drom. Projekti financohet nga Bashkimi Europian.

QËLLIMI I THIRRJES

Synimi i përgjithshëm i thirrjes për intervistues është realizimi i intervistimit me 180 aktorë që punojne me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë.

Aplikuesit duhet të paraqesin kërkesën për çështjen e mëposhtme:

  • Intervistues

QËLLIMET E INTERVISTUESIT

Qëllimi i përgjithshëm është sipas specifikimeve të mëposhtme:

  • për të realizuar intervistimin e 150 kolektorëve individual rom / egjiptian që punojnë me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë;
  • për të realizuar intervistimin e 30 nënpunësve, përfaqses të intitucioneve lokale që punojnë me kolektorët invidual rom/egjiptian në Bashkinë Vlorë;
  • për të realizuar advokimin mbi integrimin në punësimin formal të kolektorëve individual rom/egjiptian në Bashkinë Vlorë.

DATA DHE VENDI

Procesi i intervistimit do të realizohet në Bashkinë Vlorë nga 15 Mars 2019 deri në 15 Prill 2019.

PROFILI I KËRKUAR I INTERVISTUESVE

EPER Center po kërkon intervistues me përvojë të cilët së bashku do të realizojnë 180 intervista me kolektorë individual rom/egjiptian që punojnë me riciklimin e mbetjeve në Bashkinë Vlorë dhe nënpunës të institucioneve lokale që punojnë me to.

Intervistuesit pritet të kenë:

  • Formim akademik të nivelit Bachelor;
  • Aftësi të mira për realizimin e intervistave dhe plotësimin e pyetësorëve në fushën mjedisore apo sociale;
  • Eksperienca pune të mëparshme me komunitetin rom/egjiptian;
  • Aftësi të mira kompjuterike në MS Office.

NUMRI I INTERVISTUESVE

Për këtë qëllim EPER Center do të kontraktojë 2 (dy) intervistues.

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë Thirrje për Intervitues, ju lutemi kontaktoni ne adresen e email: [email protected].

Për më shumë informacione mbi këtë thirrje, klikoni në dokumentin: Thirrje_për_Intervistues_EPER_Center

February 26, 2019 15:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët