Realizohen sesionet informuese për riciklimin me kolektorët individual rom/egjiptian

March 19, 2019 13:19

Nga data 13 deri në 18 Mars 2019, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Cener) zhvilloi sesionet informuese “Puna e kolektorëve individual rom/egjiptian në riciklimin e mbetjeve” me kolektorët individual rom / egjiptian në Bashkinë Vlorë.

Sesionet përfshin dhënien e informacionit me 90-të kolektorë rom / egjiptian të Bashkisë Vlorë që punonin me mbetjet e riciklueshme në drejtim të rregullave të sigurimit teknik në punën me mbetjet, mënyrës së operimit në tregun e mbetjeve të riciklueshme apo ndalimit të mbështetjes së ekonomive të tyre familjare nga puna e fëmijëve. Ishte vend-depozitimi i mbetje në lagjen 24 Maj në Vlorë, biznesi i riciklimit “Emmaus Vlora” apo zonë e populluar me kolektorë rom/egjiptian në Novoselë, vendi ku u realizuan 3 sesionet informuese të Bashkisë Vlorë.

Këto sesione informuese erdhën në Ditën Botërore të Riciklimit. Dita Botërore e Riciklimit u finalizua në 18 Mars 2019,duke u fokusuar në fuqinë e njerëzve për të siguruar një të ardhme më të ndritur për planetin. Iniciativa gjithashtu punon me bizneset dhe kolektorët individual në nivel global për të ndarë inovacionin, punën dhe idetë e tyre për praktikat më të mira të riciklimit të mbetjeve.

Sesionet informuese u realizuan në bashkëpunim me Shoqatën “Një zë i barabartë Rom – Egjyptian në Komunitetin Vlonjat” në kuadër të projektit “Kontributi i Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” të EPER Center. Kjo nismë zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” – ECSORI, implementuar nga ANTTARC në bashkëpunim me AFCR dhe Unioni Amaro-Drom. Projekti financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

March 19, 2019 13:19
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët