Nënshkruhen marrëveshjet për furnizim të vazhdueshëm me mbetje të riciklueshme

May 14, 2019 14:42

Nënshkruhen marrëveshjet për furnizim të vazhdueshëm me mbetje të riciklueshme

Gjatë periudhës Prill – Maj 2019, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) në bashkëpunim me Shoqatën “Një zë i barabartë Rom-Egjyptian në Komunitetin Vlonjat” kanë lehtësuar nënshkrimin e marrëveshjeve për furnizim të vazhdueshëm me mbetje të riciklueshme midis kolektorëve individual rom/egjiptian dhe biznesit të riciklimit në Bashkinë Vlorë.

Fillimisht u realizuan një sërë takimesh midis 30-të kolektorëve individual që punojnë me mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme dhe bizneseve të riciklimit që operojnë në Bashkinë Vlorë, “EMMAUS Vlora” dhe “KORMUZI”. Në këto takime u prezantuan për palët draft marrëveshja kontraktuale për furnizim të vazhdueshëm të përgatitur nga ekspertët e EPER Center, u përcaktuan format, mënyrat, rregullat e operimit në punën me mbetjet e riciklueshme, u vendosën stacionet  e riciklimit dhe krijuan 3 grupet e kolektorëve, mbështetur në llojin e mbetjeve (letër, plastike, metal) dhe vendit të punës së kolektorëve individual rom/egjiptian e biznesve të riciklimit në Bashkinë Vlorë.

Në datën 7 Maj 2019 u nënshkruan 3 marrëvshje për furnizim të vazhdueshëm me mbetje të riciklueshme midis 3 grupeve me nga 10 kolektorë indiviual rom/egjiptian dhe 2 bizneseve të riciklimit të mbetjeve që operojnë në Bashkinë Vlorë, “EMMAUS Vlora” dhe “KORMUZI”. 

Gjatë kësaj periudhe një set nevojash e kërkesash të kolektorëve individual rom/egjiptian dhe biznesit të riciklimit adresuar Bashkisë Vlorë, janë mbajtur shënim nga stafi i EPER Center, ku së bashku me kopje të marrëveshjeve dhe listës së kolektorëve individual të përfshirë në mbledhjen/grumbullimin e mbetjeve të ricilueshme në mënyrë të vazhdueshe, do ti dorëzohen Bashkisë Vlorë.

Realizimi i marrëveshjeve për furnizim të vazhdueshëm midis kolektorëve individual rom/egjiptian dhe bizneseve të riciklimit në Bashkinë Vlorë, është pjesë e projektit “Kontributi i Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve” të Qendrës Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center), që realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” – ECSORI, implementuar nga Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në bashkëpunim me AFCR dhe Unionin Amaro-Drom. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.

20190408_091947 20190408_112429 20190408_115331

May 14, 2019 14:42
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët