Thirrje për prokurime të shërbimeve dhe produkteve

June 21, 2019 12:00

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) është një nga organizat mjedisore në Shqipëri e krijuar në 2009 nga një grup ekspertësh të rinj të angazhuar në shoqërinë civile. EPER Center promovon dhe mbështet zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm përmes një pune gjithëpërfshirëse. EPER Center është shumë efektive në koordinimin dhe fuqizimin e aktorëve lokal në Shqipëri, duke u fokusuar tek edukimi mjedisor, shërbimet mjedisore dhe rehabilitimi mjedisor.

Në kuadër të projektit “DRecoschool” që do të zbatohet gjatë muajve Qershor 2019-Janar 2020, EPER Center shpall thirrjen për prokurime sipas shërbimeve apo produkteve të listuar më poshtë për t’u kontraktuar për një periudhë 7-mujore. Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes (klikoni mbi shërbimin e interesuar për të shkarkuar dokumentacionin përkatës):

1. Materiale Kacelarike

2. Pushim Kafeje_Dreke_Katering

3. Transport

4. Materiale_Pajisje

5. Materiale Promocionale

– Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri shërbimit/produktit të listuar në rubrikën “çmimi”.

– Së bashku me ofertën, furnitori duhet të dorëzojë një kopje të NIPT-it / licenses.

– Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë.

– Oferta duhet të përmbajë edhe kohën e pagesës që pretendohet nga ofruesi në rast se me të do të lidhet kontratë.

Afati i paraqitjes së ofertës financiare do të jetë jo më vonë se data 01.07.2019, ora 17:00Oferta duhet të paraqitet në formë elektronike. Ofertat e ardhura dorazi do të skualifikohen automatikisht. Të dërgohet me e-mail në format PDF ose Word, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: [email protected] Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për shërbime/produkte”. Ofertat e dorëzuara pa cmime të specifikuara, pa kopje të NIPT-it, si dhe pa kohën e pretenduar të pageses, nuk do të merren në konsideratë.

Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e obligon domosdoshmërisht EPER Center të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.

Afati i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të jetë data 4 Korrik 2019.

Për cdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në email: [email protected]

June 21, 2019 12:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët