Realizohet shkolla verore “DRecoschool”

July 29, 2019 13:22

Nga datat 22-28 Korrik 2019, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) realizoi shkollën verore “DRecoschool” në Bashkinë Durrës. Shkolla mblodhi bashkë 24 të rinj aktiv dhe të motivuar, nxënës nga shkollat e mesme të Bashkisë Durrës, të cilët nëpërmjet një procesi aplikimi u vlerësuan dhe u përzgjodhën për të qenë pjesë e kësaj shkolle verore.

Në 4 ditët e para të shkollës verore, të rinjtë nëpërmjet edukimit formal dhe joformal të realizuar nga ekspertë dhe profesor të qendrës EPER, morrën edukim në lidhje me: mjedisin urban; mjedisin rural; vigjilencën mjedisore; legjislacionin dhe institucionet mjedisore në nivel lokal; dhe praktikat ekologjike në shkollë. Progrmi i parë i shkollës përfundoi me ndërtimin nga të rinjtë të gjashtë projekt ideve për shndërrimin e shkollave të mesme të Bashkisë Durrës në shkolla ekologjike.

Më pas shkolla verore për 24 të rinjtë vazhdoi edhe 3 ditë të tjera me realizimin e vizitave studimore. Vizita e parë studimore u realizua në monumentet e kulturës së qytetit Durrësit me qëllim promovimin e turizmit kulturor. Kjo vizitë u shoqërua edhe me realizimin e veprimeve promjedisore nga ana e të rinjve, ku ata vendosën fole zogjsh në sipërfaqet e gjelbërta që rrethojnë këto monumente të kulturës, si një alternativë për mbrojtjen e faunës dhe promovimin e siteve kulturore të Durrësit nga këndvështrimi eko. Vizita e dytë studimore u realiua në fshatin Radë të Njësisë Adminsitrative Manëz, me qëllim promovimin e agroturizmit të 1 nga 100 fshatrat në Bashkinë Durrës. Në këtë vizitë të rinjtë përveç promovimit të jetesës së shëndetshëm agro të Radës, krijuan edhe sinjalistikën agroturistike në këtë fshat, për t’i ardhur në ndihmë vizitorëve të shumtë në këtë zonë. Dita e tretë studimore dhe e fundit e shkollës verore “DRecoschool” u përmbyll në Kepin e Rodonit me qëllim promovimin e ekoturizimit në Bashkinë Durrës. Dita u shoqërua me realizimin e veprimeve promjedisore nga ana e të rinjve, ku fushata e pastrimit të mbetjeve në sitet kulturore dhe vijën bregdetare të Kepit ishte një tjetër element që shoqëroi shkollën verore “DRecoschool”.

Andia Kola, nxënëse e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në qytetin e Durrësit pjesëmarrëse në shkollën verore “DRecoschool” u shpreh se: Ishte një eksperiencë e bukur që realizuam gjatë këtyre 7 ditëve. Mësuam më shumë për mjedisin dhe realizuam veprime për mbrojtjen e mjedisit. Shkolla të tilla duhet të kthehen në traditë në Bashkinë tonë.

Ndërsa një tjetër pjesëmarrës Klajdi Çela që është nxënës në gjimnazin “Jusuf Hoti” në Njësinë Administrative Katund i Ri, u shpreh: Shkolla veorore “DRecoschool” ishtë një aktivitet i mrekullueshëm, njohëm shok e shoqe të rinj dhe u argëtuam pa masë.

Nxnësia Anisa Kadiu nga gjimnazi Manëz, tregoi mbi planet e saj pas përfundimit të shkollës verore “DRecoschool” se: Projektet dhe veprimet mjedisore që praktikuam së bashku me ekspertët dhe profesorët e shkollës verore do të na ndihmojnë në të ardhmen për të ndërtuar shkolla ekologjike dhe për të realizuar fushata ndërgjegjësuese për mjedisin në komunitetin tonë.

Shkolla verore u realiua në kuadër të projektit “DRecoschool” të Qendrës EPER / EPER Center, që ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor nëpërmjet ngritjes së praktikave të mira të shkollave ekologjike në Bashkinë Durrës. Projekti mbështetet nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkia Durrës.

IMG-20190724-WA006120190723_133151IMG-20190726-WA0025

July 29, 2019 13:22
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët