Qendra EPER kërkon të punësojë ‘Koordinator projektesh’ – Durrës

September 6, 2019 18:00

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. EPER Center punon për zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm në Shqipëri përmes një pune gjithëpërfshirëse dhe drejtimet kryesore të saj janë: edukimi mjedisor; ngritje kapacitetesh; zhvillimi i ekoturizmit dhe rehabilitim mjedisor. EPER Center punon me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zbatimin e projekteve në fushën e mjedisit.

EPER Center kërkon të punësojë koordinator projektesh me kohë të pjesshme për një periudhë të paktën 1 (një) vjeçare.

Kriteret që kërkohen:

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë dhe master. Preferohet një diplomë e shkencave mjedisore si: Biologji, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri pyjesh etj.
  • Të ketë eksperience pune mbi 2 vjet. Përbën përparësi puna e mëparshme në OJF dhe trajnimet e marra në fushën e mjedisit dhe hartim projektesh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike bazike (MS Office).
  • Të ketë aftësi komunikimi të mira me partnerët dhe të jetë bashkëpunues në punën me ta.
  • Të ketë aftësi në përgatitjen e plan-aktiviteteve dhe raporteve për punën e kryer.
  • Të përballojë udhëtimet në terren jashtë Durrësit apo Shqipërisë.

Përgjegjësitë:

  • Koordinatori do drejtojë projektet në zbatim pranë Qendrës në rajonin e Durrësit, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve, raportimin dhe angazhimin në punët e përditshme të Qendrës.
  • Do të hartojë planet mujore të planifikimit të aktiviteteve si dhe do të përgatisë raportet përkatëse pas kryerjes së tyre sipas kërkesave të projektit.
  • Do të marrë pjesë në konferenca dhe seminare ku do të përfaqësojë Qendrën.
  • Do të angazhohet në hartimin e artikujve dhe shkrimin e projekt-propozimeve.

Aplikimi: Të interesuarit të dërgojnë një Letër Motivimi dhe CV-në deri më 20 Shtator 2019, ora 17:00 në adresën e e-mailit: [email protected]

September 6, 2019 18:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët