Realizohet fushata advokuese “Mbetje të Riciklueshme pa Fëmijët Rom dhe Egjipitan”

June 28, 2019 18:00

20190628_095944Qendra Mjedisore pёr Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) nё bashkpunim me Shoqatёn “Nje zë i barabarte Rom dhe Egjiptian në Komunitetin Vlonjat”, Bashkinё e Vlorës, bizneset e riciklimit dhe me mbёshtetjen e projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Integrimin e Komunitetit Rom” – ECSORI, implementuar nga e Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) në bashkëpunim me AFCR dhe Unioni Amaro-Drom financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, organizuan në Bashkinë Vlorë nga 21 – 28 Qershor 2019 realizuan fushata advokuese “Mbetje të Riciklueshme pa Fëmijët Rom dhe Egjipitan”. Kjo fushatё kishte pёr qёllim eleminimin e punës së fëmijëve romë dhe egjiptian me mbetjet e riciklueshme.

 

Shprehen interesin e tyre dhe u bënë pjesë e kësaj nisme rreth 30 institucioneve, tё cilat dhanё kontributin e drejtpёrdrejt nё grumbullimin, diferencimin dhe dhurimin e mbetjeve tё riciklueshme.

Ndihmuan nё realizimin e kёsaj fushate, biznesi i riciklimit KORMUZI dhe EMMAUS Vlora. Ato mundёsuan transportimin e mbetjeve nga institucionet e pёrfshira nё kёtё aktivitet dhe blerjen e kёtij materiali nё pёrfundim tё kёtij procesi. Nё këtë fushatë u grumbulluan 1138,5 kg material tё riciklueshёm.

Të  ardhurat e gru20190628_122723mbulluara nga shitja e këtyre mbetjeve tek fabrikat e riciklimit, shkuan për blerjen e artikujve ushqimor pёr kopshtin me fëmijë rom dhe egjiptian  “Sfidantët e Vegjël” të Bashkisë Vlorë. Në 28 Qershor 2019 u realizua aktiviteti në këtë kopëësht. Ky aktivitet kishte për synim, nxitjen e shkollimit të fëmijëve rom dhe egjiptian duke parandaluar përfshirjen e tyre në mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme. U përfshinë në këto aktivitete 38 fëmijë rom dhe egjipitan, të cilët nëpërmjet edukimit joformal treguan potecialin e tyre në angazhimin komunitar.

Gjithashtu më 28 Qershor 2019 së bashku me bizneset e riciklimit të mbetjeve në Bashinë Vlorë doli me një deklaratë publike, drejtuar institucioneve qëndrore dhe vendore, shoqërisë civile, bismesit të riciklimit, masmedias, etj., për ndalimin dhe mosblerjen e produkteve të riciklueshme të mbledhura nga fëmijët rom. Deklaratën e bizneseve të riciklimit dhe raportin e detajuar të fushaës advokuese e gjeni më poshtë:

Raport – “Mbetje të Riciklueshme pa Fëmijët Rom dhe Egjipitan”

Deklarata biznesit riciklimit_Pёr ndalimin e punës së fëmijëve rom me mbetjet e ricikleshme

June 28, 2019 18:00
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët