Thirrje për Vullnetar/e

February 1, 2021 10:46

Pozicioni : Vullnetar/e
Vendi/Punes: Tiranë, Elbasan dhe Korçë
Ora: 11:00-13:00 ose 15:00-17:00

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) kërkon Vullnetar/e për implementimin e projektit “Fuqizimi i të drejtave të punës së Romëve dhe Egjiptianëve në Riciklimin e Mbetjeve”.
Nëse keni shkathtësi dhe njohuri për të përkrahur organizatën tonë në nxitjen e riciklimit të mbetjeve në bashkinë tuaj, punësimin formal të grumbulluesve individual rom/egjiptian, mund të aplikoni për të qenë vullnetar/e.

Për disa individë është me rëndësi mbrojtja e mjedisit dhe mirqënia e tjetrit. Ata zgjedhin punën vullnetare si mënyrë për të kontribuar në komunitet.

Të bësh punë vullnetare nuk do të thotë të humbasësh kohën kot, sepse në të shumtën e rasteve puna vullnetare të mëson shumë gjëra:
-Eshtë një mënyre e mirë që të zhvillosh dhe të mësosh shkathtësi të reja, të krijosh kontakte dhe të fitosh vetebesim.
-Ka shumë rëndësi puna në ambjente të ndryshme dhe me bashkepunëtorë të tjerë.
-Ke mundësi të njohësh më shumë veten dhe aftësitë që ty të dallojnë më së miri.
-Një mundësi për ju që gjatë asaj kohe t’i zhvilloni shkathtësitë tuaja për punë duke krijuar shokë të rinj dhe kontakte të reja.
-Krijon një këndvështrim tjetër për një punë të caktuar në sektorë të caktuar.

Nëse jeni të interesuar mund të dergoni letrën/email tuaj të interesit në adresen e email: [email protected], deri në datën 21 Shkurt 2021.

February 1, 2021 10:46
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët