Ndërtohen 3 shkollat ekologjike në Bashkinë Durrës

December 20, 2019 14:20

Ndërtohen 3 shkollat ekologjike në Bashkinë Durrës

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) në bashkëpunim me Bashkinë Durrës ka ndërtuar gjatë muajit Nënëtor – Dhjetor 2019, 3 shkollat e para ekologjike në Bashkinë Durrës. Janë shkollat e mesme “Gjergj Kastrioti”, “Leonik Tomeo” dhe “Jusuf Hoti” të cilat i janë nënshtruar investimit në infrastrukturën e vogël të tyre nisur nga praktika ekologjike e përzgjedhur nga vetë anëtarët e komunitetit të shkollës: nxënësit, mësuesit, Këshilli i Prinërve, Bordi i Shkollës, biznesi lokal, organizata lokale mjedisore, ekspert etj.

Kështu në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” u investua për praktikën ekologjike në fushën e gjelbërimit, ku shkolla u pajis me mbi 150 bime dhe mjete didaktike/pune për nxënësit dhe stafin e shkollës. Ndërsa në shkollën e mesme “Leonik Tomeo” u investua në praktikën ekologjike në fushën e riciklimit të mbetjeve, ku shkolla u pajis me 12 kosha të diferencuar mbetjesh për mjediset e jashtme sipas llojit: letër, plastik dhe të ndryshme. Shkolla e 3 që preku këtë investim në Bashkinë Durrës ishte shkolla “Jusuf Hoti” e Katundit të Ri, e cila zhvilloi praktikën ekologjike në fushën kursimit të energjisë nëpërmjet pajisjes së shkollës me llapa LED.

Ndërtimi i 3 praktikave ekologjike në shkollat e mesme të Bashkisë Durrës realizohet në kuadër të projektit “DRecoschool” të Qendrës Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center), që ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor nëpërmjet ngritjes së praktikave të mira të shkollave ekologjike në Bashkinë Durrës. Projekti mbështetet nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkia Durrës.

82959078_2829963623690736_2165531920916545536_n  83517527_2828200100533755_4877245293743046656_o  82577127_2832081413478957_569361686759211008_n

December 20, 2019 14:20
Write a comment

No Comments

No Comments Yet!

Let me tell You a sad story ! There are no comments yet, but You can be first one to comment this article.

Write a comment
View comments

Write a comment

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

donatorët / partnerët