“Dita e Tokës” në qytetin e Beratit

April 22, 2014 15:43

L1Në kuadër të 22 prillit, “Dita e Tokës”, në qytetin e Beratit u realizuan aktivtete mjedsiore me fëmijët e shkollave 9 vjeçare të qytetit me temë “Fidanishtja Ekologjike e Shkollës”. Aktivitetet u realizuan në mjediset e fidaishtes ekologjike të shkollës 9 vjeçare “1 Maji”. Fillimisht fëmijët e qytetit të Beratit realizuan ekspozitën me vizatime “Arkitektura e Gjelbërt në Qytetin Tim”. Fëmijët me anën e viztimeve pataqitën ndikimet e fidanishtes ekologjike të shkollës në gjelbërimin e qytetit. Kjo ekspozitë me vizatime u realizua në formën e një konkursi, ku në fund të këtij aktiivteti u ndanë çmime për fëmijët pjesmarrës.

Paralelisht me këtë aktivitet fëmijët realizuan shërbime në fidanishte, duke thelluar edhe me tej praktikat në trajtimin e bimëve dekorative dhe duke ndikuar në gjelbërimin e qytetit. Ndërtimi me anen e luleve të fjales “Dita e Tokës” në një sipërfaqe toke brenda fidanishtes, ishte një moment kryesor ku u ndal ky aktivitet. Vendosja e luleve ne vazo dhe paraqitja e tyre nga fëmijët për pjesmarrësit e ftuar ishte një tjetër element që shoqëroi këtë ditë festive. Realizimi i lojrave dhe shkëmbimi i informacionit për bimët dhe tokën u realizua pa ndërprerje, nga fëmijët e klubeve ekologjike të qytetit gjatë gjithë aktivitetit të kësaj dite.

Festimi i ditës së tokës u realizua nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) dhe Bashkia Berat, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, në kuadër të projektit “Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim”. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze.

Për më shumë rreth këtij aktiviteti, mund të vizitoni: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.746155905404862.1073741843.214567361897055&type=1l2

April 22, 2014 15:43

donatorët / partnerët