THIRRJE BIZNESIT TË GJELBËRIMIT

May 12, 2014 09:20

Për PARTNERITET me 2 shkolla 9 vjeçare të qytetit të Beratit për blerjen e bimëve dekorative të prodhuara në fidanishtet e shkollës

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) dhe Bashkia Berat në bashkpunim me Ministrine e Arsimit dhe Sporteve dhe me mbështetjen e REC Shqipëri në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri” të financuar nga Qeveria Suedeze, është duke zbatuar një nismë e cila ka si objektiv ndërtimin e mekanizmave të qëndrueshëm për ngritjen e fondeve në nivel shkolle nëpërmjet bimëve dekorative.

Kjo thirrje i drejtohet Biznesit të Gjelbërimit për të mundësuar blerjen e bimëve dekorative të prodhuara në fidanishtet e 2 shkollave 9 vjeçare të qytetit Beratit.

Në kuadër të objektivit të këtij projekti, për realizimin e marrveshjeve të bashkëpunimit midis shkollave 9 vjeçare dhe bizneseve të gjelbërimit, kërkohen biznese të gjelbërimit, të cilët do të ishin të gatshëm për t’u përfshirë në marveshje bashkëpunimi me shkollat 9 vjeçare “1 Maji” dhe “Xhemal Çekini”, me qëllim blerjen e bimëve dekorative, të prodhuara nga këto dy shkolla, në mënyrë të vazhdueshme, gjatë vitit shkollor 2014-2015, e në vazhdim.

Kontributi juaj do të ishte një ndihmë domethënëse për ndërtimin e shkollave ekologjike dhe gjelbërimin e qytetit të Beratit, një financim më të mirë ndaj nevojave të shkollave sikundër dhe një mundësi për ta përhapur këtë nismë në një territor më të gjerë.

Bizneset e Gjelbërimit të interesuara, duhet të shfaqin interesin e tyre duke kontaktuar në adresën e email: [email protected], apo numrin e telefonit: 04 2 230 252 deri në 22 Maj 2014.

May 12, 2014 09:20

donatorët / partnerët