Kush Jemi

Qendra EPER është akronimi i përdorur për Qendrën Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim. Qendra është regjistruar si person juridik me vendim të Gjykatës Tiranë Nr. 569, Dt 04. Dhjetor 2009; Nr. Nipti K92409451J.

Qendra EPER është një nga organizat mjedisore në Shqipëri e krijuar një grup ekspertësh të rinj të angazhuar në shoqërinë civile. Qendra është liçensuar nga QKL më datë 09.02.2015 Nr: LN-9112-02-2015.

Qendra EPER drejtohet nga një Bord prej 5 anëtarësh me eksperiencë dhe reputacion ekselent në fushën e shërbimeve mjedisore, publike dhe akademisë. Qendra EPER ka zyrën e saj qendrore në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe më gjerë nëpërmjet partnerëve në nivel kombëtar dhe në rajon.

Aktualisht qendra EPER ka një staf prej 4 vetash që punojnë në zyrë, por nga ana tjetër organizata ka një grup ekspertësh të jashtëm nga fusha të ndryshme që punojnë përgjithësisht në institucione kërkimore dhe shoqërinë civile. Në nivel kombëtar Qendra EPER ka një listë ekspertësh dhe persona kontakti që mbështesin dhe lehtësojnë punën e saj nëpër rrethe.

Misioni dhe Vizioni

Misioni ynë është zhvillimi i një mjedisi të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm përmes një pune gjithëpërfshirëse.

Vizioni ynë është që zhvillimi i qendrueshëm dhe mjedisi i shëndetshëm është i mundur!

Për të përmbushur misionin e saj strategjik dhe objektivat, qendra EPER e fokuson punën në 4 drejtime kryesore:

    • Edukimi Mjedisor
    • Ngritje Kapacitetesh
    • Zhvillimi i ekoturizmit
    • Rehabilitim Mjedisor

Vlerat tona

Qendra EPER është krijuar si bashkim mendjesh dhe zemrash njerëzish që kontribuojnë në zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Ne bashkojmë talente dhe burime që gëzojnë respektin e shoqërisë, që janë të përkushtuar e optimistë. Ne mbështetemi tek puna në grup dhe bashkëpunimi, si shtyllat kryesore për të realizuar misionin tonë. Integriteti, përgjegjshmëria dhe transparenca me përfituesit, partnerët dhe donatorët janë vlerat që na udhëheqin.

donatorët / partnerët